Tuesday, April 03, 2007

Ku do vemi, ca do bejme?

This weekend.
Me,
him,

the sun setting,

and the moon.

Kesaj radhe me duhet te shkruaj ne shqip, per hir te shprehjes sime "Ku do vemi? Ca do bejme?". Mua me ha shtepia. Nuk mund te rri brenda pa pasur arsye, sidomos ne fundjave kur fare mire mund te dal. Mbase me vjen nga pasditet ne Shqiperi. Pas punes se prinderve, shkolles tone, drekes dhe nje pushimi te shkurter, medoemos qe gjate veres dilnim xhiro neper Tirane, ndersa gjate dimrit zakonisht vizite tek nena ku mblidheshin te gjithe dhe behej nje lemsh per te cilin me paska marre malli.
Keshtu, njerezit qe kam prane pasditeve dembele e me kohe te lire, i torturoj me shprehjen "Ku do vemi? Ca do bejme?". E thene nxitimthi, me deshiren me te madhe per tja mbathur, duke marre parasysh por injoruar faktin qe ndonjehere behem dhe e bezdisur. Kesaj radhe, dolem nga shtepia pothuajse pa plan, dhe perfunduam ne nje zone te qytetit qe se kishim shkelur me pare, Apollo Beach. Ndonjehere thjeshtesia te ploteson cdo deshire, madje te ngop me mire se cdo gje tjeter.

6 Comments:

Blogger ELAIS said...

Nga fotot te pakten duket qe ja keni kaluar shume bukur :)

1:56 PM  
Blogger eni said...

ti ,ai, deti,qielli, perendimi, hena..çfare tjeter ju duhet valle?
ke te drejte mbi thjeshtesine.

2:29 AM  
Blogger redBonsai said...

Foto shumë të bukura...
:)

7:05 AM  
Blogger belle_fleur said...

oh vemi o s'vemi ne mes te detit o vemi:))... modifikuar nje cike.

gezoju faktit qe jeton ne florida sepse thjesht nje shetitje buze detit te kenaq shpirtin.

5:19 PM  
Blogger shqipo said...

sic thone edhe kta vendalinjte "rub it in our face" qe e ke plazhin aq afer.

10:46 PM  
Blogger ET said...

E dashur motra ime Bizele.
Pashlexova fotoshkrimin tend te dates 3 prill.
Shume me emocionoi.
Flash kaluan para syve te mi, keto vite te gjata kurbeti.
Shpresat, iluzionet, diziluzionet qe i kane shoqeruar.
Sa jemi single, mendojme se me gjetjen e diellit tone ç'do gje do rregullohet.
"due cuori e una cappana" mjaftojne besojme.
E gjejme. Thenia vertetohet. Per pak kohe.
Perseri ndjejme diçka pa emer. Bejme nje femije.Gaz dhe hare hyne ne folene tone.
Perseri diçka na mungon pak me vone. Si veme dot emer. Bejme nje tjeter.
Davaritet per disa kohe ndjesia e paemert.Por shfaqet perseri.
Te bejme te tretin, s'na e mban. Billrat nuk na lene. E per me teper dime se e paemerta perseri do te vije.
Shohim rreth e qark per te pare se ç'na mungon. Asgje.
Buke kemi. Uje po.Detin ketu e kemi, dhe vera s'na mungon.
Kuptojme qe na mungon sistemi diellor.I yni sistem diellor. Mami, babi, vellai, motra.
Shqyejme syte per te pare ç'na mungon tjeter.
Shohim te na mungojne sistemet diellore fqinje.Ato te xhaxhallareve, i hallave. i tezeve, i dajave.
Me tej shohim te na mungojne yjet me te afert. Shoqet, shoket e femijerise.
Na mungojne yjet e larget. Ata qe kurre su kemi thene mirmengjes.Mirdita kurre s'na kane thene.
Por e dinim, ata ishin, na rrethonin, ishin pjese e jetes sone.
Shohim me kalimin e viteve, te na mungojne ata qe kurre si kemi pare individualisht.
Ata yje qe i shohim vetem si mase e ndriteshme ne qiellin e zi, ate mase qe quhet rruga e qumeshtit,
qe quhet Atdhe.
Kur kuptojme kete, ndjejme ftohte dhe ne Floride, dhe emrin prap nuk duam t'ja zeme ne goje te se paemertes vetmi.
***
Wow sa me emocionove e dashur moter .Me vetem pese fotografi dhe pak me shume rreshta.
Artiste, artiste e vertete.
Ta kemi ne gjak ne bishtajoret thua ?
Te perqafon nga larg vellai i yt Batha.

2:45 AM  

Post a Comment

<< Home

Powered by eSnips.com