Friday, February 16, 2007

Vajza me Trëndafil

Sot nuk ngopem se degjuari kete kenge te vjeter te Anita Takes.
Me ndjell mall, me fal emocione me nje thjeshtesi qe tashme ka humbur. Me ben te vallzoj.


Rrugës kur shkon duke qeshur
Një trëndafil mban në dorë
Flokët të thurur kurorë
Më e bukura për mua je

Natën do t'vij në bahçen tënde
Trëndafilat do ti pres
Do të përgjoj un'ty me ëndje
Herët në mëngjes

Kur do kalosh çapkëne
Në rrugë e menduar
Se sot pa lule ke mbetur
Thua mos vallë në e ke gjetur
Se trëndafilat kush ti pret

Lule mos mbaj nëpër duar
Ato s'ta shtojnë bukurinë
Ti ke për mua freskinë
Se trëndafil ti vetë je.

p.s. kengen mund ta degjoni ketu: http://www.fajtori.com/albumi.php?al=Anita_Take

Labels: ,

7 Comments:

Blogger ELAIS said...

Faleminderit Eda.
Kete kenge e kendonte ime me kur isha e vogel ndaj me sjell plot kujtime.
Rastesia e deshi qe me vone te isha gjitone me Anita Taken.

Lenge me pelqen ende gjithsesi.

5:07 PM  
Blogger Candyland said...

Keto kenget e vjetra mbeten te paarritshme. Jane kaq mbrese lenese, megjithese shume te thjeshta. :)

11:12 PM  
Blogger belle_fleur said...

trendafil e shkuar trendafilit o bizele:))

sa mire qe ke vendosur kete kengen ketu sepse kisha kohe pa e degjuar.

fundjave te kendeshme!

1:46 AM  
Blogger ET said...

Faleminderit Bizele !

2:35 AM  
Blogger eni said...

vertet shume e pafajshme eshte kjo kenge.edhe mua me pelqejne shume te tera kenget qe jane tek fajtori por sidomos ajo e "Tefta Tashko Koços".Kur me vjen burri nga stani..me pelqen shume zeri i saj..

5:06 AM  
Blogger tetena said...

une nuk arrij ta degjoj dot ne kompjuterin tim aaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

8:48 AM  
Blogger bizele said...

alida, ja ke fut kot, ja ke fut kot....kengen e ke degjuar/kercyer ne dasem po harron ti, harron...kushedi ne c'livadhe te bridhte mendja.

tetena-te duhet real player te degjosh muzike tek fajtori.

12:24 PM  

Post a Comment

<< Home

Powered by eSnips.com