Vajza me Trëndafil
Me ndjell mall, me fal emocione me nje thjeshtesi qe tashme ka humbur. Me ben te vallzoj.
Rrugës kur shkon duke qeshur
Një trëndafil mban në dorë
Flokët të thurur kurorë
Më e bukura për mua je
Natën do t'vij në bahçen tënde
Trëndafilat do ti pres
Do të përgjoj un'ty me ëndje
Herët në mëngjes
Kur do kalosh çapkëne
Në rrugë e menduar
Se sot pa lule ke mbetur
Thua mos vallë në e ke gjetur
Se trëndafilat kush ti pret
Lule mos mbaj nëpër duar
Ato s'ta shtojnë bukurinë
Ti ke për mua freskinë
Se trëndafil ti vetë je.
p.s. kengen mund ta degjoni ketu: http://www.fajtori.com/albumi.php?al=Anita_Take
Labels: anita take, trendafil




